Arbëri

“Fundosja e ujit”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

“E diela me Kohën Ditore” këtë javë u kushtohet resurseve të ujit në vendin tonë.

Si qëndron gjendja aktualisht, si janë degraduar lumenjtë dhe sa kanë ndikuar hidrocentralet në këtë situatë, janë disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në temën e javës.

Për nevojën për resurse të reja dhe ruajtjen e atyre ekzistuese, në intervistën e javës flet Baton Begolli nga Këshilli Ndërministror për Ujëra.

“Lugina e asfaltit dhe e gypave” është një reportazh nga lugina e lumit Lepenc, që përshkruan gjendjen e rëndë të krijuar aktualisht.

Për çfarë arsye liderët botërorë janë në hall para takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mund të kuptoni në reportazhin e parë nga Bota.

Nga faqet e kulturës, veçohet një profil i pianistit Giovanni Belluci si dhe paraqitet puna e artistet Lyra Zajmi.

Në Monument, kuptoni më shumë për historinë e postës së parë në Prizren, derisa vijnë edhe paralajmërime për libra e filma dokumentarë të rinj.

Në sport, vijnë profilet e dy sportistëve të klubeve të Dritës, volejbollisten Venera Kadriu dhe futbollistin Drlin Musaj dhe synimet e tyre, e përveç kësaj edhe shumë artikuj të tjerë interesantë nga fusha të ndryshme.