Arbëri

Dorëhiqet Sekretari Ekzekutiv i AAK-së

Descriptive Text

Sekretari ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mbante në parti për arsye personale dhe familjare.

“Të dashur miq e kolegë të Aleancës, e ndjej obligim t’ju informoj mbi kërkesën që sot i kam bërë Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra e Sekretarit Ekzekutiv të AAK. Arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Aleancës dhe mbështetës i vizionit politik të kryeministrit Ramush Haradinaj”, shkruan Tolaj në Facebook.

Ai ka falënderuar miqtë e kolegët dhe strukturat organizative të partisë, duke thënë se ndihet i nderuar me bashkëpunimin që ka pasur pa përjashtim.