Arbëri

Avokati i Popullit gjen mungesa në Qendrën e mbajtjes për të huajt në Vranidoll

Descriptive Text

Prishtinë, 3 maj - Avokati i Popullit përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka publikuar Raportin me rekomandime të Mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës përkitazi me vizitën në Qendrën e mbajtjes për të huajt në Vranidoll.

Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse përmes postës. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP.

Në këtë Raport, Avokati i Popullit gjen mungesa sa i përket kujdesit shëndetësor, por edhe të disa protokolleve të tjera, prandaj jep rekomandime për zgjidhjen e tyre.

Linku për raportin në gjuhën shqipe:

http://ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_i_nga_vizita_ne_Qendren_e_Mbajtjes_ne_Vranidoll._28.03.2018_Web_faqe_531505.pdf