Arbëri

Albi Mall ul rrezikun e ndotjes së ambientit!

Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë një ndër problemet kryesore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit janë industria, transporti dhe lëndët djegëse.

Gjithmonë sipas këtij Instituti që nga viti 2014 ndotja e ajrit në Kosovë po shkon duke u rritur sa që në vitet e fundit ka kaluar edhe vlerat e lejueshme.

Pas shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për shkak të ndotjes së ambientit dhe iniciativave të ndryshme nga ata për të ndaluar këtë gjendje të krijuar në vend edhe udhëheqësit e Albi Group kanë shqyrtuar mundësitë e uljes së ndotjes së ajrit, dhe synimi kryesor ishte vendosja e pllakave solare në gjithë hapësirën kulmore të Albi Mall -it.

Albi Mall që njihet si një nga qendrat tregtare më të njohura dhe më e madhja në vend, me vendosjen e pllakave solare ka arritur qëllimin kryesor, uljen e rrezikut të ndotjes së ajrit në vend.

Sipas stastistikave, pllakat solare të vendosursa në Albi Mall prodhojnë 700,000 kilovat orë në vit (rreth 2,000 kilovat orë në ditë) , duke ndikuar kështu në uljen e emetimit të:
* Dioksidit të karbonit në 840,000 kilogram në vit (apo nga 95 kilogram në çdo orë),
* Dioksidit të sulfurit 1,848 kilogram në vit (apo nga 5.06 kilogram në ditë)
* Dioksidi të azotit 2,830 kilogram në vit. (apo nga 7.75 kilogram në ditë)

Nëse bëhet një përllogaritje me lirim e gazrave të automjeteve atëherë rezultati është se panelet solare të vendosura në Albi Mall arrijnë të mbrojnë ambientin nga 112 automjete që janë në funksion dhe lirojnë gazra të ndryshme duke dëmtuar mjedisin për brenda një viti.

Një veturë mesatarisht kalon rreth 18,000 kilometra ne vit, ndërsa me energjinë solare

të vendosur tashmë në Albi Mall mund të kursehen më shumë se 2,000,000 kilometra

të 112 veturave.

Pas shumë kërkimeve për bashkëpunim, udhëheqësit e Albi Group kanë arritur marrëveshje me Kompaninë Jaha Solar, kompani kjo e cila është përzgjedhur për hirë të profesionalizmit dhe për shkak të përkrahjes që i ka dhënë kompania, kompanive vendore.

Kompania Jaha Solar me bazë në Sllatinë, Fushë Kosovë përpos që mirret me instalimin e paneleve solare ka prezantuar teknologjinë e fundit në vend dhe rajon për prodhimin e paneleve diellore fotovoltaike.

Prodhimi i paneleve diellore ka për synim nxitjen dhe përkrahjen e interesit për përhapjen e energjisë së ripërtritshme – dhe këtë e mundëson me prodhimin, shitjen, projektimin dhe instalimin e paneleve fotovoltaike diellore.

Panelet diellore fotovoltaike të cilat kanë performancë dhe kualitet të lartë dhe përmbushin standardet më të avancuara, shfaqin para opinionit një kërkesë obligative, thirrje për mobilizim për ti dhënë shpresë vendit për një ambient më të pastër.

Albi Mall tashmë e ka bërë, bëjeni edhe ju dhe ndihmoni në mbrojtjen e ambientit.

Albi Mall vendi i familjes suaj!

(Artikull i sponsorizuar nga Albi Mall).