Arbëri

Haliti përplaset edhe me Haxhiun e VV-së

12:04 - Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti që sot po e udhëheq seancën është përplasur edhe deputeten Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Kjo e fundit kërkoi nga Haliti dhe Quni që debatin dhe akuzat për kohën e luftës të shkojnë ta bëjnë nëpër media e jo në Kuvend duke iu thënë se “na keni lodhë”.

Ndaj kësaj që tha Haxhiu reagoi Haliti i cili tha se “Ju na keni lodhë sa herë me gaz ndërsa debati ndërmjet deputetëve duhet të bëhet në Kuvend e jo në media”.


Vazhdon debati i ashpër mes Halitit dhe Qunit në Kuvend

12:00 - Debati i ashpër mes Xhavit Halitit dhe Anton Qunit ka vazhduar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Xhavit Haliti i kërkoi sqarime Qunit se cilat dëshmi për 8 milionë marka i ka dorëzuar në lidhje me 8 milionë marka gjatë kohës së luftës.

Quni tentoi të sqarojte disa herë këtë çështje, por Haliti i kërkoi fakte.

Quni i tha Halitit se nuk është këtu në stacionin policor ndërsa e akuzoi edhe për dhunim, vrasje e shantazhe, transmeton kp.

“I kam dorëzuar disa dokumente, është në diskrecionin e juaj t’i publikoni. Bëni pytje edhe te autoritetet nëse kanë qenë më pak apo më shumë para”, ka thënë çuni

Ai tha se Haliti ndoshta po mendon se është në vitin 1999 “ku jeni mësuar të dhunoni, vrisni, shantazhoni,etj…”.

Kjo deklaratë e ka acaruar sërish Halitin i cili e ka quajtur rrenc Qunin duke i thënë se nuk ka asnjë dëshmi as për ato çka tha për 8 milionë markat e luftës e as për akuzat e tjera.

“Nuk ke dorëzuar asnjë dokument për tetë milionë markat, po gënjen”, i ka thënë Haliti-Qunit.


Xhavit Haliti mohon akuzat, ironizon Qunin

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave nga deputeti i LDK-së Anton Quni, i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës.

Haliti nga foltorja e Kuvendit ka thënë se ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar herët e deri të themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra.

“Ahmeti ka qenë vullnetmirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia dorëzojë shtabit të përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është”, tha Haliti.

Haliti tha se ka bashkëpunuar me Krasniqin deri sa është vrarë, duke thënë se nuk e ka ditur as kush është Anton Quni.

Anton Qunit në seancën e sotme plenare tha se ka dëshmi që Xhavit Haliti i kishte marrë nga ish-ministri i Mbrojtës së Qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.

ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka diçka të tillë.