Arbëri

Anton Quni edhe njëherë u kthehet akuzave ndaj Xhavit Halitit

Descriptive Text

Deputeti i LDK-së Anton Quni edhe njëherë ka folur për akuzat që ka bërë ndaj Xhavit Halitit se ka keqpërdorur miliona marka gjatë luftës.

Quni në seancën e Kuvendit tha se për këtë ka dëshmi dhe të njëjtat i ka dorëzuar Halitit, duke i thënë se i mbetet atij që t’i bëjë publike ato ose jo, transmeton RTK.

Quni e kishte akuzuar Halitin se ka marrë miliona marka nga ish-ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, dhe nuk dihet destinacioni i tyre.

Këto akuza i ka hedhur poshtë Haliti duke thënë se Quni ka gënjyer sepse nuk është e vërtetë që ka marr aq shuma të mëdha të parave nga Krasniqi.