Arbëri

Sonte në Rubikon debati për lirinë e shprehjes

Në ditën ndërkombëtare të lirisë se shprehjes, sonte në Rubikon do të debatohet për lirinë e shprehjes.

Për këtë debat të ftuar janë shefi i OSBE-së, Jan Braathu, Halil Matoshi, zëdhënës i Qeverisë, Shqipe Pantina, deputete, dhe Agron Bajrami, kryeredaktor i “KOHA Ditore”.

Sa respektohet liria e medias në Kosovë? Kush janë shkelësit më të mëdhenj të lirisë së medias? A keqpërdoret liria e medias? Cila është përgjegjësia e institucioneve në parandalimin dhe dënimin e sulmeve ndaj gazetarëve? Çka me “fake news”, shtrembërimin e informatave dhe cenimin e të drejtës së informimit? Ku qëndron Kosova krahasuar me vendet e rajonit? Cili është roli i edukimit të gazetarëve për punën që bëjnë? Çka me ndihmën e organizatave ndërkombëtare, në krijimin e klimës më të favorshme për liri të medias?

Për këto dhe më shumë, ndiqni sonte Rubikon me Adriatik Kelmendin. Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.