Arbëri

Kurmehaj akuzon Qeverinë dhe Shoqatën e të Verbërve për keqpërdorime

Mungesa e vendeve të punës për persona të verbër, pagesa prej 24 eurove për pajisje me librezën e verbërisë dhe mosrespektimi i Ligjit nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, duke mos ndërruar asnjëherë që nga viti 2013 anëtarët e Komisionit mediko-social që bën verifikimin e verbërisë, kanë qenë disa nga problemet që janë ngritur gjatë diskutimit për Ligjin për personat e verbër, në mbledhjen e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, shkruan sot Koha Ditore.

Mospajtimet në këtë komision sa i përket moszbatimit të kornizës ligjore janë zhvilluar mes deputetëve e përfaqësueses së institucioneve. Nuk kanë munguar as përplasjet në mes përfaqësuesve të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës dhe atyre të Iniciativës së Pavarur të të Verbërve. Zgjidhje të problemeve kanë premtuar ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, si dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar. Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili gjithashtu ka qenë i ftuar që të raportojë lidhur me këtë çështje, ka munguar në këtë mbledhje.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)