Arbëri

Italia, në krah të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot presidenten e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, me të cilën biseduan për zhvillimet politike, perspektivën evropiane të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë, për marrëdhëniet bilaterale të cilat ekzistojnë midis dy vendeve dhe parlamenteve respective, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Duke e falënderuar znj. Casellati për vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës së re, Veseli tha se Kosova i konsideron vlerë të veçantë raportet shumë të mira që ka ndërtuar me shtetin italian. Ai tha se këto raporte kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, tha se Italia e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro- atlantike.

“Unë do të jem zëri i Kosovës tek korporatat e mëdha italiane që të vijnë e të investojnë në Kosovë”, tha ajo.

Ata u dakorduan që marrëdhëniet midis dy parlamenteve të forcohet dhe thellohen edhe më tej, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit parlamentar.

Në fund të këtij takimi, presidentja e Senatit italian e ftoi kryeparlamentarin Veseli për vizitë zyrtare në Romë. ​