Arbëri

Limaj do që të zbulohet se çka është “Syri i popullit”

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj theksoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë në gjendje që sa më shpejtë të zbulojnë nëse ka diçka brenda organizatës të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Ai thotë se nuk mund të mbështet deklaratat se diçka e tillë mund të ketë rrënjët në Rusi.

Njëjtë Limaj e shpjegon edhe mbrojtjen e afërt që i është caktuar pas publikimit të listës për likuidim nga kjo organizatë.

“Këtë e vendos Policia e Kosovës. Duhet të presim institucionet e Kosovës, nëse ka diçka e thonë për opinion”, ka thënë ai.

“Ajo që unë do të doja e që është në interes të publikut që ta dijë është nëse ka diçka aty”, ka thënë ai.