Arbëri

Kuvendi miraton Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Për këtë Projektligj 56 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe 5 kanë abstenuar.

Deputeti i PDK-së Shaip Muja duke paraqitur këtë Projektligj tha se në Kuvend po bëhet cirk duke vonuar me sjelljen e këtij Projektligji.

Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është përkrahur në parim nga të gjitha partitë politike, pasi e kanë konsideruar të rëndësishëm një projektligj të tillë.

këtë projektligj Qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë koment, derisa u kritikua nga deputetët pse nuk ka gjetur kohë të japë komentet e saj.

Gjatë seancës së sotme është miratuar në lexim të parë edhe Projektligji për Ndërmarrjet Sociale. Seanca vazhdon nesër në orën 10:00 me pika të caktuara të rendit të ditës.