Arbëri

Vikendi i ngrohtë, por gjatë javës bien temperaturat

Gjatë këtij vikendi, Kosova do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK, transmeton Koha.net.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe gjasa të larta për reshje shiu.