Arbëri

Prioritet i deputetëve, telefonat e muhabeti

Kaosi dhe gazi u larguan por përqendrimi i deputetëve në punën e legjislativit duket të jetë larg.

Pavarësisht temës së debatit, telefonat e muhabeti janë primare në legjislaturën e 5-të të Kuvendit, raporton KTV.

Mungesa e kuorumit është e patejkalueshme. Shpesh mungojnë edhe vet deputetët që i iniciojnë interpelancat.

Organizatat që merren me monitorimin e punës së Kuvendit thonë se kjo legjislaturë nisi mbrapsht, po vazhdon ashtu dhe ka gjasë të përmbyllet si e tillë.

Madje, sipas tyre, deputetët jo vetëm që po shpërfaqin papërgjegjësinë e tyre, por po e shfrytëzojnë Kuvendin për sulme individuale e akuza personale.

Por jo vetëm deputetët e neglizhojnë punën e tyre. Shpeshherë pyetjet parlamentare nuk marrin përgjigje nga ministrat. Prania fizike e kabinetit qeveritar në sallën e Kuvendit të Kosovës është e vogël.

Puna e Kuvendit është vlerësuar e dobët gjatë vitit të kaluar, por edhe komplet në këtë legjislaturë, për faktin e dështimit që të kalojnë ligje e procese të rëndësishme për vendin.


Prioritet i deputetëve, telefonat e muhabeti by kohanet