Arbëri

Oda e Mjekëve me kompetencat për licencim

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili i dorëzoi sot kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK) Pleurat Sejdiu vendimin për bartjen e kompetencave për licencimin, ri-licencimin e profesionistëve shëndetësor vendor dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor nga MSh te OMK, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

“Kjo është një ditë e shënuar e cila tregon se Oda e Mjekëve të Kosovës ka krijuar një dinamizëm të ri të punës dhe me trupat e saj do të jetë pjesë e reformës shëndetësore, duke u bërë bartëse e disa ndryshimeve të rëndësishme”, tha Ismaili.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se me bartjen e këtyre komptencave, po hapet një faqe e re e bashkëpunimit dhe avancimit të rolit të mjekëve në sistemin shëndetësor falë një filozofie të re të një menaxhimi të ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit aktual.

Në ceremoninë e bartjes së këtyre kompetencave, në mënyrë simbolike u ndanë edhe kartelat e para të anëtarëisë për anëtarë të Odës së Mjekëvë, duke përfshirë disa mjekë të gjeneratave të vjetra, për mjeken më të re në data bazën e anëtarësisë së OMK-së, mjekë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.