Arbëri

Gjuriq akuzon Apostolavan të jetë në anën e Kosovës

Foto: Ilustrim

Fakti se shefja e Delegacionit të BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova e ka përkrahur platformën e Qeverisë kosovare, do të thotë se ajo ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe është vënë drejtpërdrejt në anën e saj duke e bërë të pakuptimtë dialogun, ka thënë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Makro Gjuriq, transmeton Koha.net.

"Fakti se Apostolova e ka përkrahur Platformën e Prishtinës do të thotë se ajo e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, pa u marrë vesh me ndokënd, pa e prezantuar rezultatin e dialogut dhe pa e marrë para sysh se çfarë krejt është krejt pjesë e platformës”, citon rtv të ketë thënë Gjuriq.

Kështu, sipas tij, ajo drejtpërdrejt është vënë në anën e Kosovës, e ka kufizuar atë që mund të arrihet me dialog ndërmjet Beogradit e Prishtinës de ka bërë të pakuptimtë dialogun.

"Kjo është aq më keq për dialogun, dhe aq më keq nëse ky është qëndrimi i BE-së. Në këtë rast, është e pakuptimtë që më tej të flitet me cilindo dhe aq më keq nëse ky është qëndrim i BE-së që Serbia paraprakisht ta njohë pavarësinë , ka theksuar Gjuriq duke shtuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e saj.