“Një anëtar i KS-së të KB-së nga BE, i irrituar me aktivitetin e Serbisë kundër Kosovës”

“Një anëtar i KS-së të KB-së nga BE, i irrituar me aktivitetin e Serbisë kundër Kosovës”

25 April 2018 23:43

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar se ka marrë informatë se një vend i Bashkimit Europian dhe anëtar i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit në OKB, ka thënë në Përfaqësinë e përhershme të Serbisë në Nju- Jork se në të ardhmen do t’i dërgojë notë proteste çdo vendi që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net

Përfaqësuesi i këtij vendi, ka theksuar Daçiq duke mos saktësuar se cili është ai, ka thënë në misionin serb të OKB -së se qasja e Serbisë ndaj vendeve që e kanë njohur Kosovën është irritues.

“Dje kam marrë informatën se përfaqësuesi i një anëtari të BE-së, anëtar i përhershëm i KB-së, ka thënë në misionin tonë në Nju- Jork se qasja e Serbisë që disa vende të tërheqin pavarësinë e Kosovës, është irrituese, se kjo qasje bie ndesh me qëndrimin e tij, se çështja e Kosovës është e zgjidhur dhe se vendi i tij do t’i dërgojë notë proteste çdo vendi që tërheq njohjen e e Kosovës”, citon b92 të ketë deklaruar Daçiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme