Arbëri

Mbi një milion euro SHSKUK-së nga Japonia për pajime shëndetësore

Descriptive Text

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur sot përfaqësuesit e Qeverisë japoneze. Shteti japonez ka ndarë për blerje pajisjesh mjekësore për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një donacion që kap vlerën 1.1 milion euro.

Sipas njoftimit për media, nga ky donacionin do të përfitojnë: Klinika e Neurologjisë do të pajiset me CT -16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike; Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitojë një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi; Klinika Infektive një rentgen digjital; Klinika e Urologjisë do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler, dhe Klinika e Pulmologjisë me një bronkoskop.

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu falënderoi zyrtarët e Qeverisë japoneze për ndihmën e deritashme, për donacionin dhe bashkëpunimin e deritashëm dhe që do të vazhdojë.