Arbëri

Përkujtohet Ismet Rraci

Descriptive Text

Sot, është përkujtuar ish-kryetari i LDK-së në Klinë njëherësh ish-kryetari i komunës së Klinës, Ismet Rraci.

Nën organizimin e kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi homazhe kanë bërë te varri i tij në Siqevë dhe para bustit të tij, në emër të kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie.

Në homazhe u tha se vrasja e Rracit ka qenë e rëndë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ismet Rraci ishte gjithmonë afër qytetarëve të tij, pavarësisht kohës së vështirë dhe rrethanave të tilla, atë e vranë në mënyrë tinzare sepse iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën më dinjitoze. Rraci do të mbahet mend për guximin intelektual dhe qytetar në shërbim të qytetarëve të Komunës së Klinës dhe atdheut. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e Ismet Rracit dhe të gjithë veprimtarëve të tjerë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.