Arbëri

Pacolli e quan lajm të mirë për Kosovën emërimin e Pompeos sekretar Shteti

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se emërimi i sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo, është lajm i mirë edhe për Kosovën.

Pacolli ka thënë se pret me padurim që me sekretarin e ri të vazhdohet thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat.

“Miratimi i emërimit të Sekretarit të shtetit Amerikan, Mike Pompeo, nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan është një lajm i mirë dhe i rëndësisë së veçantë edhe për Kosovën. Pres me padurim, që me Sekretarin e ri amerikan të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet jetike për Kosovën qoftë në konsolidimin e shtetit brenda ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtarë”, ka thënë Pacolli.