Beqiri i thotë Daulit të EPP-së se Kosova ka nevojë që shpejt të shkojë në zgjedhje

Beqiri i thotë Daulit të EPP-së se Kosova ka nevojë që shpejt të shkojë në zgjedhje

23 prill 2018 22:58

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, po qëndron në Strasbourg të Francës, ku po mbahet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

“Në ditën e parë të punimeve, mora pjesë në takimin e Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane (ku LDK është anëtare) i cili është grupi Parlamentar më i madh i kësaj Asambleje. Kisha nderin të takoj Presidentin e EPP-së, Joseph Daul, të cilin e informova për zhvillimet aktuale në Kosovë, për brishtësinë e institucioneve tona aktuale, nevojën që sa më shpejtë të kemi zgjedhje të reja parlamentare”, ka thënë Beqiri.

Ai po ashtu thotë ta ketë njoftuar Daulin për “punën dhe rolin e madh të LDK-së në jetën politike dhe institucionale në Kosovë, pavarësisht faktit që aktualisht jemi opozitë, por njëkohësisht partia më e madhe në vend”.

“Si delegacion i Kosovës do të marrim pjesë në punimet e Komisioneve të ndryshme, kurse unë edhe në takimet tjera të GP të EPP-së. Nesër në Komisionin për Politikë të jashtme dhe Demokraci do të jetë në rend dite edhe situata aktuale në Kosovë. Do të kemi pritje nga Kryetari i Strasbourgut, Roland Ries”.

Takimet vazhdojnë deri më 27 prill.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme