Spanja “dorëzohet” për Kosovën në Samitin e Sofjes

Spanja “dorëzohet” për Kosovën në Samitin e Sofjes

23 prill 2018 19:46

Ambasadori i Spanjës e ka nënshkruar Draft-Deklaratën për Ballkanin Perëndimor, që duhet të miratohet në Samitin e Sofjes, më 17 maj.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, nënshkrimin e kanë bërë të gjithë 28 ambasadorët e shteteve të BE-së, por është në dorën e liderëve miratimi i saj në samit.

Më herët gjatë ditës, gazeta spanjolle El Pais raportoi se Spanja do të vë veto në Deklaratën e Përbashkët.

Aty theksohet se qëllimi “është që emri dhe nënshkrim i Marian Rajoy të mos gjendet në dokumentin e njëjtë dhe në nivelin e njëjtë me liderin e Kosovës”, pavarësinë e së cilës Spanja nuk e njeh. Sipas gazetës, që citon burime diplomatike, thuhet se Rajoy me siguri do ta braktisë Bullgarinë dhe Samtin, para se ai të fillojë me përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme