Kërkohet ndryshimi i vendimit që ia lë vetëm Fakultetit të Edukimit përgatitjet për profesorë

23 prill 2018 20:45

Studentë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të hënën kanë deponuar në Ministrinë e Arsimit një peticion.

Kërkesa e vetme e studentëve është që kjo Ministri të shfuqizojë një vendim të vitit 2012, në bazë të të cilit, kuadrot për mësimdhënie i përgatit vetëm Fakulteti i Edukimit, raporton KTV.

Para se të merrej ky vendim, një i diplomuar nga Fakulteti i Edukimit ka mundur të japë mësim vetëm në nivelin fillor, ndërsa ai i FSHMN-së në shkolla të mesme.

Studentët e kanë përkrahjen e menaxhmentit të Fakultetit.

Dekani i FSHMN-së thotë se me vendimin e Ministrisë nuk janë pajtuar asnjëherë.

Ai tregon se kërkesë zyrtare me arsyetimet pse duhet shfuqizuar ky vendim kanë dërguar për herë të fundit në dhjetor të 2017-s.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit shkurt kanë thënë se peticionin e kanë pranuar dhe kërkesa do të shqyrtohet ditëve në vazhdim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme