Arbëri

Tusk nesër në Tiranë

Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë gjatë javës së kaluar, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk vjen gjatë së martës në Tiranë.

Vizita e tij vjen në kuadër të një turi më Ballkanin Perëndimor, i cili nis nesër në Tiranë.

Në vijim ai do të vizitojë Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjën.

Por mësohet se vetëm një ditë më vonë, gjatë së mërkurës, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Gjatë së enjtes ai pritet që të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të lobimeve për vendet skeptike të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Mes këtyre vendeve krahas Gjermanisë, bën pjesë edhe Hollanda dhe Franca.

Kujtojmë se Tusk pritet të qëndrojë edhe në Prishtinë, më 26 prill.