Arbëri

Thaçi për Ditën e Librit: Institucionet të bëjnë më shumë për ta përkrahur librin dhe lexuesin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor.

“Kjo ditë, përpos botimit, leximt dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit.

“Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, ka përfunduar ai.