Arbëri

Kukan: Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit

Eurodeputeti dhe anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Eduard Kukan ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një prononcim për ATSH, eurodeputeti Kukan shprehet se “ka mirëpritur dhe mbështetur rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë”.

“Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”, ka thënë Kukan.

Eurodeputeti Kukan e ka vënë theksin që Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” deklaroi Kukan.