Arbëri

SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës

Descriptive Text

Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në takim pune nga i ngarkuari për çështje të Financave Ndërkombëtare dhe Zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Roland De Marcellus.

Me këtë rast, Hamza e informoi atë për progresin e Kosovës në fushën e financave, qëndrueshmërinë makro fiskale, menaxhimin e borxhit publik si dhe me zhvillimet pozitive rreth buxhetit të shtetit për vitin 2018 si dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Ndërsa, De Marcellus, sipas komunikatës së MF-së, u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin Hamza dhe “e përgëzoi atë për vendosjen e disiplinës financiare dhe për progresin e arritur në të gjitha fushat duke përfshirë edhe Financat e Republikës së Kosovës”.

“Vëmendja dhe ndihma financiare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën gjithmonë ka qenë dhe do të jetë edhe në të ardhmen në dispozicion për zhvillimin e Kosovës. Edhe sa i përket Ministrisë së Financave për asnjë moment ndihma jonë nuk do të mungojë”, u shpreh gjatë takimit De Marcellus.

Me rastin e vizitës në DASH, ministri Hamza u nënshkrua edhe në librin e zisë për ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Bush, e cila ndërroi jetë këtë javë.