Haradinaj kërkon rezultat pozitiv nga testi PISA Foto: Ilustrim

Haradinaj kërkon rezultat pozitiv nga testi PISA

21 prill 2018 11:50

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosovës i duhet një rezultat i mirë nga testi PISA që po mbahet me nxënësit kosovarë.

“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t'i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim”, ka shkruar Haradinaj.

“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”, ka shtuar ai.

“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira. Suksese fëmijë të dashur”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme