Gjuriq sot në Kosovë, këtë herë merr leje

Gjuriq sot në Kosovë, këtë herë merr leje

20 prill 2018 10:13

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojë sot në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën.

Me të do të vijë edhe Nikola Selakoviq, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në një aktivitet politik në veri të Mitrovicës.

Arritja e Gjuriqit dhe Selakoviqit të premten në pikën kufitare në Jarinjë do të jetë në ora 11:00, pastaj do të nisën për në Mitrovicë të veriut ku do ta mbajnë një takim në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Rreth një muaj më parë, Gjuriq u vu në pranga pasi sfidoi urdhrin e ndalimit për të hyrë në Kosovë, duke kaluar ilegalisht territorin e mori pjesë në një tubim të serbëve në veri të Mitrovicës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme