Tahiri: Vetëvendosje angazhohet për rrënimin e shtetit

Tahiri: Vetëvendosje angazhohet për rrënimin e shtetit

19 prill 2018 23:16

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka hedhur akuza të forta në drejtim të lëvizjes Vetëvendosje.

Në televizionin publik, Tahiri ka thënë se subjekti i drejtuar nga Albin Kurti, angazhohet për rrënimin e shtetit të Kosovës.

“Në Kosovë ka forca dhe politikanë që punojnë për ndërtimin e shtetit dhe ka forca që punojnë për rrënimin e shtetit. Vetëvendosje është forcë që angazhohet për rrënimin e shtetit”, ka thënë ajo, përcjell rtklive.

Sipas Tahirit të dialogosh me Serbinë nuk është lehtë, por një gjë e tillë duhet të bëhet shkaku i interesit të Kosovës.

“Të dialogosh me armikun nuk është punë e lehtë, por një shtet duhet të dëshmojë aftësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pa lidership shteti nuk ecë përpara”, ka thënë ajo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme