Arbëri

MPMS-ja vendos rreth listave të pensionistëve të paraluftës

Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) ka marrë vendim që t’i lejojë qasje në listat e pensionistëve deri në vitin 1998, të autorizuarit të Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës, Shaban Kelmendi, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë vendim ministria e ka marrë pasi në muajin mars, Gjykata Themelore përmes një aktgjykimi e kishte obliguar MPMS-në që në afat prej 30 ditësh, t’i lejojë Kelmendit qasje në këto lista.

Por, sipas vendimit, Kelmendi mund të ketë qasje në listat që i posedon MPMS-ja vetëm nëse ka autorizimin me shkrim të secilit pensionist...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)