Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi

Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi

19 prill 2018 09:50

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë qëndrimit në Maqedoni, ku ka marrë pjesë në Samitin Digjital, ka pasur një varg takimesh të rëndësishme.

Në Shkup Beqaj ka takuar ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e ekonomisë digjitale, që është bërë faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi.

“Kosova do të jetë njëra prej vendeve e cila do të zhvillohet me ritmin më të shpejtë në histori, sepse forca digjitale dhe infrastruktura socio-ekonomike do të lejojë që çdo person, çdo ndërmarrës, të realizojë potencialin e tij intelektual dhe krijues”, theksoi z. Beqaj në takim me z. Mançevski.

Të dy ministrat dhe zyrtarë të tjerë rajonalë dhe të BE-së, kanë marrë pjesë në hapjen zyrtare të Panairin Digjital EXPO, ku ishin të pranishëm edhe shumë ndërmarrës dhe start-up nga Kosova.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Shkup ka takuar komisionerën e BE-së për Ekonominë Digjitale, Mariya Gabriel, me të cilën ka bashkëbiseduar për ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë digjitale në Kosovë.

Në Samitin e parë Digjital për Ballkanin Perëndimor po marrin pjesë kryeministrat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).​

Komentet

Shto koment

Të ngjashme