Sot në Zveçan bisedohet për hartimin e statutit të AKS-së

Sot në Zveçan bisedohet për hartimin e statutit të AKS-së

19 prill 2018 09:48

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq ka paralajmëruar se sot në Zveçan do të bisedohet me Ekipin Drejtues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave serbe dhe ka theksuar se :u dëshmua se nuk ka vullnet të sinqertë të Prishtinës që gjatë tre muajve e gjysmë të ardhshëm të bëjë hapat e duhur për formimin e AKS-së ashtu siç është dakordimi në Bruksel”, transmeton Koha.net.

Ai duke folur në televizionin publik serb ka thënë se “në takimin e sotëm në orën 13:00 në komunën e Zveçanit, të gjithë përfaqësuesit e popullit serb do të bisedojnë me Ekipin Drejtues i cili është i autorizuar të formojë AKS-në”.

Sipas fjalëve të tij, ky ekip do at paraqesë planin e vet dhe kompetencat që BE ua ka dhënë jo vetëm përfaqësuesve të Listës Serbe, por edhe përfaqësuesve të zgjedhur të serbëve në Kosovë nga dhjetë komuna me shumicë serbe por edhe në komunat ku serbët nuk janë shumicë.

Në pyetjen nëse ka filluar hartimi i statutit të AKS-së, Simiq ka thënë se për këtë duhet pyetur Ekipin Drejtues.

Ai ka përkujtuar se ky ekip është themeluar në vitin 2013 dhe se është zgjeruar në vitin2016 me dy anëtarë të rinj dhe se është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Ai ka shtuar se në ekip janë 4 përfaqësues të serbëve nga Kosova dhe 8 shqiptarë.

Simiq ka sqaruar se formimi i AKS-së nuk varet vetëm nga statuti, por edhe nga të gjitha ndryshimet e ligjeve në fuqi në Kosovë.

Dje kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë nuk do ta themelojnë njëanshëm AKS-në më 20 prill ashtu siç kishin paralajmëruar më herët.


Lexo edhe : Vuçiqi thotë se serbët s’do ta formojnë Asociacionin njëanshëm, “do të presim edhe tre muaj”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme