Arbëri

Abdixhiku: Vetëm 12% e grave në Kosovë punojnë

Gratë në Kosovë nuk e shohin atraktiv vendin e punës, rrjedhimisht zgjedhin të rrinë në shtëpi.

Hulumtimi i fundit dhe të dhënat e Institutit Riinvest, të cilit i referohet Lumir Abdixhiku tregon se 81% e grave në moshën e punës janë të papunësuara.

"Vetëm 12% e grave në Kosovë punojnë", ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku në Rubikon të KTV-së theksoi se Kosova sot në këtë pikë nuk mund të krahasohet me asnjë vend të rajonit.

"81% e grave nuk janë duke marrë pjesë në tregun e punës. E nuk është ky rast me vendet e rajonit. Në të vërtet, Kosova nuk është as si Europa, as si Azia e Afrika. Është vetëm si pesë vende në botë, e që ato janë në luftë, si Palestina e Iraku", ka thënë ai.