Arbëri

Mogherini sot në Tiranë

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, sot në Tiranë do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Ajo dje pasdite ka mbërritur në Tiranë dhe kjo vizitë është pjesë e turneut në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill.

Mogherini sot do të takohet me Presidentin Ilir Meta, me Kryeministrin Edi Rama si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.