Komision hetimor për milionat e shpenzuar në lobim

Komision hetimor për milionat e shpenzuar në lobim

18 prill 2018 06:45

Grupi Parlamentar i LDK-së ka proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetojë shpenzimet “pa bazë ligjore” për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.

Nisma e LDK-së vjen pas raportimeve të medieve lidhur me shumat e mëdha të parave të shpenzuara për aktivitete lotuese, shkruan sot Koha Ditore.

“Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare, të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Ky komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot.

Gjatë kësaj periudhe, kontrata të shumta janë lidhur mes udhëheqësve të institucioneve dhe kompanive private për lobim e konsulenca, shumica prej të cilave nuk janë bërë publike. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme