Charillon: Spanja nuk e njeh Kosovën për shkak të efektit në çështjet e brendshme të saj Foto: Koha

Charillon: Spanja nuk e njeh Kosovën për shkak të efektit në çështjet e brendshme të saj

18 prill 2018 06:30

Politika e jashtme e Bashkimit Evropian ishte temë e ligjëratës së profesorit francez të marrëdhënieve ndërkombëtare, Frederic Charillon. Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ai ka shpjeguar dy metodat se si BE-ja mund t’i qaset Kosovës, duke ditur se pesë shtete të këtij unioni nuk e njohin ende atë.

Njëra metodë, sipas Charillon, i cili ligjëron në disa universitete të Parisit, është nxitja e këtyre shteteve që të njohin Pavarësinë e Kosovës. Por mungesa e një politike të unifikuar të jashtme nga ana e BE-së, sipas tij, e bën të vështirë arritjen e qëllimit përmes kësaj metode.

Teksa ka folur për arsyet e mosnjohjes së Kosovës nga Spanja, ka thënë se kjo lidhet me efektet që do të kishte një vendim i tillë në çështjet e brendshme të këtij shteti. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme