Demi: Të gjithë po e shohim se jemi në pus, vetëm Qeveria jo Foto: Koha

Demi: Të gjithë po e shohim se jemi në pus, vetëm Qeveria jo

17 prill 2018 23:14

Agron Demi nga instituti GAP ka kritikuar vlerësimin e Qeverisë ndaj raportit të progresit për Kosovën.

Demi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë raport po e shohim të gjithë “se jemi në pus”, por është Qeveria e vetmja që thotë se “ky është raporti më pozitiv që ka pas Kosova”.

Kjo, sipas Demit, na tregon se Qeverisë as që i bahet vonë se çka thotë Komisioni Evropian, çka thotë shoqëria civile, çka thonë mediat.

“Kur del një raport i pusit, edhe krejt e shohim që jemi në pus, e Qeveria thotë se ky është raporti më pozitiv që ka pas Kosova, kjo na tregon se Qeverisë as që i bahet vonë se çka thotë Komisioni Evropian, çka thotë shoqëria civile, çka thonë mediat...”, ka shkruar Demi, raporton Koha.net.

“Kur e konsideron diçka pozitive, natyrshëm ti nuk ndërmerr asgjë me përmirësu gjendjen. Kështu që shihemi më 2019, kur të dali raporti i radhës, edhe ma ‘pozitiv’ se ky i sotmi”, shkroi më tej ai.

Qeveria e Kosovës, në një deklaratë për media, e vlerësoi pozitiv në disa fusha Raportin e Progresit për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme