Raporti i progresit shpaloset në Prishtinë, e ministrja e Integrimit gjendet në Washington Foto: Ilustrim

Raporti i progresit shpaloset në Prishtinë, e ministrja e Integrimit gjendet në Washington

17 prill 2018 22:57

Ministria e Integrimit Evropian nuk e ka shënuar fare në faqen e saj në internet publikimin e Raportit të Progresit.

Në të sot nuk ka pasur asnjë lajm, raporton KTV-ja.

Për më tepër, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka disa ditë që nuk gjendet në Kosovë. Ajo do të jetë jashtë vendit edhe së paku 1 javë.

Aktualisht, ministrja Hoxha për integrimin evropian të Kosovës po flet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka marrë pjesë në disa ligjërata, duke përfshirë atë në Institutin e analistit Daniel Serwer, për rrugën e Kosovës drejt integrimit politik në kontinentin tjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme