Droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte skenar rus

Droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte skenar rus

17 prill 2018 20:30

21:05 - Droni i cili fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu, nuk u lëshua nga shqiptarët. Madje, sipas tij, mundësitë janë “minus infinit”.

“Vendi ku gjindej, ku është lëshu, si është siguru, sa është largësia, si është siguru stadioni jashtë, mundësia e lëshimit të dronit prej shqiptarëve është minus infinit”, shpjegoi Musliu.

Në Rubikon të KTV-së, ai e vlerësoi si një operacion të organizuar mirë, i cili për qëllim kishte tensionimin e opinionit në Serbi.

“Është planifikuar një operacion shumë i detajuar”, theksoi ai.


Ndikimi rus te serbët është i njëjtë si ndikimi Erdoganit në Kosovë 

20:45 - Në Ballkan vazhdimisht është paralajmëruar se është rritur ndikimi rus, andaj edhe Kosova nuk përjashtohet që të jetë e rrezikuar nga ky ndikim.

Në debatin për rrezikun nga agjendat e Moskës, gazetari Valon Syla në Rubikon të KTV-së ka thënë se ky ndikimi që rusët e kanë në Serbi është i njëjtë me atë të presidentit turk, Erdogan që e ka në Kosovë.

“Te serbët ndikimi rus është përafërsisht me ndikimin e Erdoganit në Kosovë, është ndikim financiar i madh ku paguhen media, është ndikim politik dhe tradicional që përfaqësohen kryesisht me partinë socialiste të udhëhequr nga Ivica Daqic, zëdhënës i Millosheviqit”, ka thënë Syla.


Islami: Mbetet të presim goditjen e radhës nga Rusia

Opinionisti, Dardan Islami në Rubikon të KTV-së, ka folur për qëllimet e Rusisë dhe mënyrën se si synojnë ta destabilizojnë Ballkanin. Sipas tij, fokus nuk është Kosova.

“Putini do që ta shfrytëzojë influencën e vet që ta destabilizojë rajonin duke e penguar apo prishur planin perëndimor, por ka probleme realisht. Në këtë situatë, nëse ata arrijnë ta destabilizojnë këtë rajon duke i fut elementetet radikale islamike dhe ta quaj anën tjetër, ortodokse, i quaj ISIS njëjtë sepse e njëjta është, janë ISIS të dyja palët për mua”, deklaroi Islami.

“Neve na mbetet të ruhemi aq sa mundemi dhe me prit goditjen e rradhës, goditje të cilën tash e sa javë veç jemi temë e shtypit dhe e ballinave botërore, si Ballkan”, përfundoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme