Pacientët me diabet, tash një muaj s’kanë insulinë Foto: Koha

Pacientët me diabet, tash një muaj s’kanë insulinë

17 prill 2018 21:25

Ka 3 muaj që të sëmurët me diabet kanë mbetur pa insulinë.

Barnatorja në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e cila i furnizon falas me këtë lloj ilaçi të sëmurët nga diabeti, po detyrohet t’i kthejë prapa pacientët, raporton KTV.

Ndonëse ishin informuar nga Ministria e Shëndetësisë se pas ditës së hënë kjo barnatore do të furnizohej me insulinë, kjo nuk ndodhi.

Janë tri lloje të insulinës analoge, me të cilat barnatorja në QKFM nuk është duke u furnizuar me rregull tash e një kohë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, Ministria e Shëndetësisë thotë se furnizimi me insulinë ka filluar qysh në muajin e kaluar.

Ndërsa, sa i përket furnizimit me Insulinën Humane, Ministria ka thënë se ka sasi të mjaftueshme në stok për të gjitha institucionet, por që kërkesat për këtë lloj insuline janë shumë më të vogla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme