Detajet e Raportit të Progresit i sjell raporti i zgjeruar i KTV-së Foto: Koha / arkiv

Detajet e Raportit të Progresit i sjell raporti i zgjeruar i KTV-së

17 prill 2018 19:04

Pak përparim e më shumë ngecje, është vlerësimi i përgjithësim në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, për Kosovën, të publikuar të martën pasdite.

Si shqetësuese në këtë dokument përmenden vazhdimi i politizimit të administratës publike, përhapja e korrupsionit, rritja e papunësisë, stagnimi në arsim dhe çështjet që lidhen me mjedisin, raporton KTV.

Megjithëse tha se vlerësimi nuk është siç ka pritur, shefja e BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, shtoi se ka pasur përparim, por duhet më shumë punë për përafrim me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, raporti vëren përparim në përmirësimin e legjislacionit, ndalimin e migrimit legal dhe ilegal, ndërsa si sukses përmendet ratifikimi i demarkacionit.

Me gjithë progresin në fushën e ekonomisë, edhe këtu janë evidentuar shqetësime.

Apostolova theksoi se nuk e di nëse 2018-a do të jetë viti i liberalizimit të vizave, pasi fjalën përfundimtare për këtë e kanë vendet anëtare të BE-së.

Pozitivisht Apostolova e ka vlerësuar fillimi i hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ka shtuar se nuk është e shqetësuar nga ultimatumi i Listës Serbe, për AKS-në, pasi, sipas saj, ata kanë pasur takime me ta dhe se përfaqësuesit e kësaj partie kanë thënë se do të marrin hapa të njëanshëm vetëm nëse Qeveria nuk ndërmerr asnjë hap.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme