Delegacioni i Kosovës në SHBA takon përfaqësues të shteteve që s’e kanë njohur Kosovën

Delegacioni i Kosovës në SHBA takon përfaqësues të shteteve që s’e kanë njohur Kosovën

17 prill 2018 18:45

Gjatë qëndrimit në Washington D.C, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësi.

Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë bashkëpunimi me shtetin e Iowas, shtet nga i cili vjen Senatori.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, sot po ashtu ka folur para përfaqësuesve të 65 vendeve të botës si paneliste në Konferencën Globale Parlamentare në temën lidhur me sfidat dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e arsimit dhe punësimit të rinisë.

Gjatë këtyre ditëve, delegacioni kosovar është takuar me kryetarë parlamentesh e deputetë nga shumë vende të botës, dhe në veçanti me përfaqësues të shteteve jonjohëse.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme