Arbëri

Krasniqi i quan spektakle të mjerueshme përplasjet personale në Kuvendin e Kosovës

Albert Krasniqi nga KDI-ja i ka quajtur të mjerueshme debatet personale që po bëhen në Kuvendin e Kosovës.

Pas përplasjes së sotme mes kryesuesit Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së Anton Quni, lidhur me një deklaratë të këtij të fundit në një studio televizive, Krasniqi ka thënë se deputetët në Kuvend janë duke iu seruar qytetarëve spektakle të mjerueshme.

“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për qërim të hesapeve personale, as vazhdim të debateve nga studiot televizive. Të mjerueshme këto spektaklet që çdo ditë po iu servohen qytetarëve. Mandej presim që këtu të diskutohen problemet tona e të gjinden zgjidhjet”, ka shkruar ai në Facebook.