Krasniqi pyet: Kush po investon e kush po fiton në “Kosovën e Re”

Krasniqi pyet: Kush po investon e kush po fiton në “Kosovën e Re”

16 prill 2018 23:09

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook një prononcim rreth termocentraleve. Ka pyetur se kush po investon e kush po fiton në termoncentalin që pritet të ndërtohet.

“Sot, më 16 prill 2018 në të përditshmen ‘Koha Ditore’ lexova: ‘Shqipëria dhe Kosova synojnë të ndërtojnë termocentral me kapacitet të njëjtë prodhues, diku 450-480 MWh’. Dhe vazhdon, ‘Termocentrali në Korçë, investim privat, pritet të kushtojë 350 milionë euro’. Pastaj këtë e krahason me: ‘Termocentrali në Obiliq, të cilin do ta paguajnë qytetarët e Kosovës, pritet të kushtojë, më së paku një miliard euro më shumë’”, ka shkruar Krasniqi.

“Ky i Kosovës që jo vetëm kushton dy – tri herë më shumë, por edhe do të ngritët çmimi i energjisë elektrike mbi 40%?! Një gjë nuk po kuptohet këtu: Kush po i bënë investimet në termocentralin e ri dhe kush po e nxjerrë profitin? Apo siç pat thënë njëherë deputeti, Hydajet Hyseni: ‘Kush po shet dhe kush po blen’. Fjala ishte se kush po shiste e kush po blinte në Procesin e privatizimit. Nëse është e vërtetë kjo, dikush duhet të përgjigjet”, ka thënë Krasniqi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme