Avokati i Popullit: Sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive - shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit: Sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive - shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut

16 prill 2018 20:24

Sipas Avokatit të Popullit, sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Hilmi Jashari, në Puls të KTV-së, ka thënë se në dy vitet e fundit qytetarët më së shumti janë ankuar në sistemin gjyqësor dhe ministritë e komunat e vendit për shkelje të të drejtave të njeriut. Ka thënë se dallimi mes të parës dhe të dytës është vetëm 1 për qind.

Jashari ka folur po ashtu për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq duke përsëritur se institucionet vendore kanë bërë shumë shkelje.

Ai ka thënë se këtë javë pritet të nxjerrin raportin e plotë të hetimeve për këtë rast, ndërsa ka shtuar se nga Evropa tek tash do të vërehen pasojat e këtij “vendimi arbitrar”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme