Nëna e Aulon Zekës flet pas vendimit të Gjykatës për dënimin e tre të miturve

16 prill 2018 19:19

Për nënën e Aulon Zekës, Mevlyden, Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar pak ata që ia morën jetën të birit të saj në shtatorin e vitit të kaluar.

gjykatë ka shpallur fajtorë tre të miturit, duke i dënuar me burgim të përgjithshëm prej 14 vjetësh.

I mituri G.H është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim, e mitura e R.G me 3 vjet, ndërsa ndaj L.LL është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vit e gjashtë muaj.

Mevlyde Zeka tha se nuk do të gjente qetësi për shpirtin e saj, edhe po të dënoheshin me 100 vjet të miturit, ngase djali i saj më nuk kthehet.

I kënaqur me vendim për të miturin që ka shtënë ndaj Aulonit, është shprehur avokati i familjes Zeka, Skender Musa, i cili ka theksuar se do të apelojë rastin vetëm për vendimin ndaj të miturës R.G., pasi, sipas tij, si nxitëse e veprës ajo ka marrë dënimin minimal.

Aulon Zeka u vra të premten e 15 shtatorit, ndërsa trupi i tij u gjet pas 13 orëve, mesditën e së shtunës më 16 shtator.

Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është aq i frekuentuar, andaj viktima është gjetur vetëm ditën e nesërme.

Për këtë vrasje, Policia kishte arrestuar menjëherë dy të mitur, G. H. 16 vjeç, i cili kishte shtënë mbi Aulon Zekën, dhe 15 vjeçaren R. G., e cila e kishte nxitur krimin.

Por, vetëm pas dy muajsh, Policia e Kosovës kishte arritur ta gjente armën me të cilën ishte kryer krimi, ku edhe fillimisht kishte 5 persona, të cilët ishin liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme