Raporti i Progresit shënon përpjekjen e 43 deputetëve për të zhbërë Specialen

Raporti i Progresit shënon përpjekjen e 43 deputetëve për të zhbërë Specialen

16 prill 2018 18:27

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i cili pritet të publikohet nesër, shpreh shqetësim serioz për tentimet për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Përpjekja e 43 anëtarëve të Kuvendit të Kosovës në dhjetor të vitit 2017 që ta zhbëjë ligjin për Dhomat e specializuara ka ngritur shqetësim serioz. Do të jetë esenciale për Kosovën që në tërësi të respektojë obligimet e saja ndërkombëtare lidhur me Dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special, që janë formuar për të adresuar dyshimet e caktuara për krime ndërkombëtare të kryera në kontekstin e konfliktit të Kosovës”, thuhet në këtë dokument, të cilin e ka siguruar Koha Ditore.

Më shumë detaje nga ky dokument mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme