LDK pjesëmarrëse në Konferencën Globale Parlamentare të Fondit Monetar

LDK pjesëmarrëse në Konferencën Globale Parlamentare të Fondit Monetar

16 prill 2018 15:39

Deputetet e Grupit Parlamentar të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku, po marrin pjesë në takimin vjetor të Konferencës Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e cila po mbahet ne Uashington DC.

Në këtë ngjarje dy ditore, sipas njoftimit nga LDK, deputetet Osmani dhe Maloku do të marrin pjesë në sesione të ndryshme punuese ku do të kenë mundësi diskutimi me zyrtarë të lartë të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucioneve të tjera të zhvillimit, si dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ato po ashtu, do të kenë mundësinë që të takojnë kryetarë Parlamentesh si dhe deputetë nga e mbarë bota.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme