Vulin kërkon që Perëndimi t’i heshtë Thaçin e Haradinajn Foto: Koha / arkiv

Vulin kërkon që Perëndimi t’i heshtë Thaçin e Haradinajn

16 prill 2018 15:51

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia është mjaft e fuqishme që të pengojë, siç e ka cilësuar Ramush Haradinajn, terroristin, të dënuar ose jo, që të rrezikojë paqen në Serbi dhe në gjithë Ballkanin, përcjell FoNet.

Vulin duke komentuar fjalët me të cilat Haradinaj Preshevën e Bujanocin i kishte quajtur Kosovë Lindore, ka akuzuar Perëndimin se po hesht rreth deklaratave të Haradinajt e të Thaçit.

“Është koha që Perëndimi të deklarohet rreth fjalëve të tyre”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.

© KOHA

Komentet

Mars17/04/2018 14:37

Neqoftese duhet dikush te heshte atehere ky ne fotografi duhet te heshte dhe mos te i ndihet zeri.....

Shto koment

Të ngjashme