Daçiqi nuk beson që Kosova e Mali i Zi kanë marrëdhënie tradicionale e të sinqerta Foto: Reuters

Daçiqi nuk beson që Kosova e Mali i Zi kanë marrëdhënie tradicionale e të sinqerta

16 prill 2018 15:04

I pyetur për deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili pas zgjedhjeve presidenciale në këtë vend përmendi miqësinë tradicionale Kosovë – Mali i Zi, ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se bëhet fjalë për një miqësi të re të imponuar, transmeton Koha.net.

“Ne nuk besojmë të jenë marrëdhënie tradicionale dhe ne nuk besojmë të jenë të sinqerta. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, ato janë tradicionale, të miqësisë së sinqertë, e përkrahjes së popullit serb e malazias. Interesat s’i kemi të kundërta, por të përbashkëta”, citon tanjug të ketë thënë e Daçiq.

Duke folur për qëndrimin e Serbisë ndaj Federatës së Rusisë, Daçiq ka theksuar:

“Nuk mund të kërkojmë nga Rusia ndihmë për Kosovën e në anën tjetër t’i vëmë sanksione asaj. Kjo nuk është as moralisht e as politikisht e ndershme”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme